Ka ndodhur

Elbasan, kapen dy mina me telekomandë gati për shitje

Një 48-vjeçar është arrestuar për shkak se është kapur me dy mina me telekomandë me qëllim shitjen e tyre kundrejt fitimit.

I ndaluari mësohet se është Artur Kazanxhi, banues në Durrës, ndërsa është kapur në një lokal në fshatin Bradashesh të Elbasanit. Policia kishte informacione se 48-vjeçari do t’i shiste këto mina me telekomandë.

Dy minat janë të lidhura me nga një celular dhe janë modifikuar me dorë. Nëse aktivizohen, ato mund të shpërthejnë nga distanca, me anë të telekomandimit në çastin që autorët dëshirojnë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë