Në qendrën e vaksinimit në Sheshin “Skënderbej” prej disa ditësh nuk ka mjaftueshëm doza nga vaksina kineze Coronavac. Gjatë orëve të mëngjesit dhe paraditeve ka radhë në qendrën e vaksinimit dhe shumë qytetarë që presin të marrin dozën e dytë të vaksinës përcillen me fjalinë “kanë mbaruar dozat e vaksinës Coronavac”. Disa vendosin emrin në lista për t”u vaksinuar një ditë më pas.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale tha për Gazetasi.al se vaksinimi nuk është ndërprerë asnjë ditë por po vijon gradualisht. “Qytetarët po lajmërohen për datat nga mjekët e familjes. Dozat e radhës pritet të vijnë pas pak ditësh”, shpjegon më tej Ministria.
Instituti i Shëndetit Publik ka shpjeguar që qytetarët për të evituar radhët e kota të komunikojnë fillimisht me mjekun e familjes.
Në fakt në sheshin kryesor të Shqipërisë kishte qytetarë që kryen vaksinë edhe pse nuk ishin njoftuar nga mjeku i familjes, pasi mjafton sipas rregullit që të kesh kartën e dozës së parë ku tregohet edhe data për dozën e dytë. Nga shifrat zyrtare duket se deri më tani janë vaksinuar 688,947 qytetarë dhe prej tyre rreth 228,756 i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID. Ndërkaq, ISHP nuk jep informacion se cilët prej tyre kanë marrë vaksinën Coronavac dhe sa kanë mbetur aktualisht pa marrë dozën e dytë.
Qytetarë të ndryshëm që kanë qenë në qendrën e vaksinimit kanë zgjedhur Coronavac dhe jo AstraZenecën që po ofrohet, u është thënë se dozat e mbetura janë për personat që kanë bërë dozën e parë, por dëshmitë e qytetarëve tregojnë se nuk mund ta marrin as dozën e dytë sepse nuk ka. Instituti i Shëndetit Publik ka shpjeguar që qytetarët për të evituar radhët e kota të komunikojnë fillimisht me mjekun e familjes.
Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së në një dalje për mediat ka sqaruar se strategjia e vaksinimit ka qenë e tillë që të vaksinohen sa më shumë qytetarë me dozën e parë. “Në lidhje me vaksinën kineze pra vaksinën Coronavac, nuk është se nuk ka doza vaksinash. Ne kemi vaksinën e cila është planifikuar për dozat e dyta. Strategjia jonë ka qenë që të vaksinojmë sa më shumë me doza të para, ndaj ka një lloj uljeje të dozave të dyta. Shtyrja e vaksinës nuk përbën problem dhe ne presim që të vijnë vaksinat Coronavac shumë shpejt”, ka sqaruar Bino.
Nga shifrat zyrtare duket se deri më tani janë vaksinuar 688,947 qytetarë dhe prej tyre rreth 228,756 i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.
ISHP nuk jep informacion se cilët prej tyre kanë marrë vaksinën Coronavax dhe sa kanë mbetur aktualisht pa marrë dozën e dytë.
Eksperti i Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku, tha për Gazetasi.al se eksperienca ka treguar qe nuk ndikon zgjatja e kohës midis dy dozave deri tani dhe njerëzit nuk kanë arsye pse të frikësohen nëse nuk i bëjnë dozat në kohë. ISHP gjithashtu shpjegon se aktualisht po kryhen vaksinime me Pfizer, Sputnik dhe AstraZeneca.
Çfarë thonë studimet?
Një studim i gjerë në Brazil ka treguar se vaksina Coronavc ishte pothuajse 20 për qind më efektive në një nën-grup të vogël pacientësh që e morën në një periudhë kohore larg njëri-tjetrit.
“Shkalla e mbrojtjes për 1,394 pjesëmarrës që morën doza të CoronaVac me kohë tre javë larg ishte gati 70%,” tha një zëdhënës i Sinovac. Studiuesit brazilianë njoftuan javën e kaluar se efikasiteti i përgjithshëm i vaksinës ishte 50.4% bazuar në rezultatet nga më shumë se 9,000 vullnetarë, shumica e të cilëve morën doza me 14 ditë larg, siç përshkruhet në protokollin e provës.
Koha mes dozave për vaksinat COVID-19 ka qenë gjithmonë një temë e nxehtë debati midis shkencëtarëve, rregullatorëve dhe qeverive. Ndërkaq studiuesit e Sinovac kishin thënë se provat e fazës së hershme treguan se një interval katër javë shkaktonte përgjigjen më të fortë të antitrupave se dy javë, kjo është hera e parë që kompania lëshon të dhëna të efikasitetit nga një provë e fazës së tretë. Sinovac ende nuk ka treguar rezultatet e të gjitha vendeve ku po përdoret, por vaksina tashmë prej kohësh është aprovuar për përdorim emergjent në disa vende.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje