Vaksinimi i fëmijëve në vende të pasura më parë se fëmijët në vendet që kanë më së shumti nevojë. Mund të jetë një gabim moral sipas ekspertëve. Andrew Pollard, i cili ndihmoi në zhvillimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca, tha se “pabarazia” e shpërndarjes së vaksinës duhet të ndryshojë “urgjentisht”. SHBA dhe Kanada kanë vënë në dispozicion një vaksinë për fëmijët e moshës 12 vjeç. Por në shumë vende me të ardhura të ulëta ata që janë më të rrezikuar ende nuk janë vaksinuar.
“Qëllimi i përgjithshëm i një programi global të vaksinimit në një pandemi është të evitojnë humbjet e jetëve. Unë kam punuar në Nepal dhe Bangladesh dhe kolegët atje po përballen me rrethanat të tmerrshme. Ata po punojnë në një situatë ku ka as një shërbim kombëtar për t’i mbështetur ata,” tha Pollard, drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, i cili drejtoi provat për vaksinën Oxford-AstraZeneca.
Vaksina Pfizer, e cila është aprovuar në SHBA dhe Kanada, ka përfunduar provat tek adoleshentët. Por Pollard tha se “çështja kryesore në këtë moment është të përpiqemi dhe të sigurohemi që dozat t’u shkojnë atyre që kanë më shumë nevojë. Ky është një problem global i cili ndikon në ekonomitë tona dhe u bën presion sistemeve shëndetësore.”
Studimet tregojnë se njerëzit mbi të 50-at, me probleme shëndetësore dhe punonjës të kujdesit shëndetësor kanë më shumë të ngjarë të sëmuren rëndë ose të vdesin nga koronavirusi.
Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se mungesat e furnizimit janë një shqetësim i madh. Unicef dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë u kanë bërë thirrje të dy vendeve më të pasura që të ndajnë furnizimet e tyre të tepërta. Pollard tha se mesazhi i tij kryesor për qeverinë do të ishte të vepronte me “urgjencë absolute” ose ” miliona njerëz mund të vdisnin nga tani deri në Shtator”.
“Ne nuk mund të presim deri në fund të këtij viti për të marrë vendime. Duhet të ndodhë tani që ne të shikojmë rishpërndarjen dhe si i marrim dozat në vendet që kanë qasje të dobët për momentin dhe kjo është përmes Covax”, shtoi ai.
Burimi: BBC/ Përshtati: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje