Ka ndodhur

Plagosje me thikë në Durrës, arrestohet autori i dyshuar

Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e të martës në Durrës. Policia njofton se pas një konflikti për motive të dobëta, 51-vjeçari me iniciale A.Ç., ka plagosur shtetasin A.S., 55 vjeç, banues në Durrës.

Policia ka arrestuar menjëherë autorin, ndërkohë që 55-vjeçari është dërguar në spitalin e Durrësit ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë