Ka ndodhur

Ndihmoi të kalonin kufirin 4 persona në mënyrë të paligjshme, në pranga 34-vjeçarja

Një 34-vjeçare në Durrës është arrestuar, pasi tentoi që të kalonte përtej kufirit katër persona në mënyrë të paligjshme.

Gruaja me iniciale E.B., u ndalua mbrëmjen e të hënës në PKK Durrës, duke ndihmuar të kalojnë kufirin, me dokumente të dyshuara të falsifikuara një 30-vjeçare, banuese në Durrës, një 28-vjeçar po banues në Durrës si dhe një 31 dhe 30-vjeçar banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë