Mjekët kanë shpjeguar që prej fillimit të pranverës që në vend përveç Covid-19 qarkullojnë edhe viroza. Sipas tyre njerëzit janë shqetësuar shpesh për ngatërrimin e simptomave të virozave dhe të Covid-19, e përveç problemit të qetësimit të simptomave, njerëzit po shqetësohen nëse duhet të marrin vaksinën gjatë kohës që janë sëmurë.
Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale i tha Gazetasi.al se këtë gjë e përcakton mjeku i familjes, për çdo rast indidualisht.

Ndërsa, mjekja e përgjithshme Valbona Gashi i shpjegoi Gazetasi.al se personat që aktualisht janë duke kaluar një infeksion, qoftë ky viral apo bakterial, qoftë nën mjekim apo dhe pa mjekim, nuk këshillohen të kryejnë dozën e vaksinës së planifikuar. Sipas Gashit kjo pasi gjatë një infeksioni imuniteti është pak me i ulët se zakonisht.
“Pas aplikimit të vaksinës në një person që po kalon një infeksion tashmë,mund të ndodhe që të kemi ankesa si temepraturë,ethe,dhimbje trupi, ankesa të cilat mund t’i atribuohen vaksinës apo dhe infeksionit akut. Për këtë arsye rekomandohet të vaksinohemi pas kalimit të virozës, rrufës, apo infeksionit bakterial”, shtoi mjekja.

A do të ndikojë kjo në procesin e vaksinimi?
Eksperti i shëndetit Publik në ISHP, Alban Ylli, shpjegon për Gazetasi.al se nuk do të ketë ndikim të madh.
“Vetëm një person me temperature duhet ta shtyjë vaksinimin. Shumica e virozave janë pa temperature. Dhe pothuaj të gjitha zgjasin pak. Kalon viroza, kryhet vaksinimi”, shpjegon eksperti.
Ylli shton se shqetësim më i madh do të jetë rënia e ritmit të vaksinimit si pasojë e refuzimit dhe neglizhencës. Ai shton se risku me i ulët nga Covid-19 do ulë edhe entuziazmin për t’u vaksinuar.
Rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Administratës së Ushqimit dhe Barnave thonë se të gjithë individët që janë të sëmurë me Covid-19 apo edhe me viroza të tjera nuk duhet të marrin vaksinën derisa të përmirësohen.
“Vaksinimi i personave me infeksion aktual të njohur SARS-CoV-2 duhet të shtyhet derisa personi të shërohet nga sëmundja akute (nëse personi kishte simptoma) dhe derisa të plotësohen kriteret që ata të ndërpresin izolimin,” shkruan ka deklaruar më parë FDA.
Ndër të tjera ekspertët shqiptarë dhe të huaj rekomandojnë se nëse një individ e ka kaluar natyralisht Covid-19 mund të ketë krijuar imunitet natyror ndaj virusit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje