Ka ndodhur

Tre të vdekur nga Covid, në ulje rastet e reja

Tre pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19. Viktimat janë nga Elbasani, Cërriku dhe nga Fieri të moshave 51-84 vjeç.
Rastet e reja – Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 1862 testime dhe kanë rezultuar të infektuar 37 qytetarë, duke vijuar kështu trendin në ulje të rasteve të reja.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 9 raste në Tiranë, 8 raste në Korçë, 4 raste në Shkodër, Vlorë, 3 raste në Pogradec, 2 raste në Devoll, Librazhd, 1 rast në Durrës, Fier, Tropojë, Gjirokastër, Dropull.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,231 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 124,312 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 85 pacientë nga të cilët 10 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (16 Maj 2021) 

Raste të reja ditore         37

Të shëruar në 24 orë      1,231

Të shtruar në spitale      85

Humbje jete në 24 orë   3

Testime ditore                1,862  

Testime totale            676,757

Raste pozitive             132,015

Raste të shëruara        124,312

Raste Aktive                  5,271

Humbje jete                  2,432 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë         4137

Shkodër       219

Fier               125

Korçë            196

Gjirokastër   135

Durrës          64

Vlorë             113

Elbasan        75

Lezhë           87

Berat             57

Kukës           29

Dibër           34


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë