Sekretari i Shtetit për Shëndetësinë në Britaninë e Madhe Matt Hancock i tha “Sky News” se ekziston një “shkallë e lartë besimi” se vaksinat aktuale funksionojnë kundër variantit të ri indian.
“Ka të dhëna të reja nga Universiteti i Oksfordit. Do të theksoja se këto të dhëna janë nga laboratorët, nuk janë të dhëna klinike pra janë të dhëna shumë herët. Por na jep një shkallë besimi se vaksinat funksionojnë kundër variantit indian, megjithatë është e qartë se (varianti i ri) është më e transmetueshme dhe është përhapur me shpejtësi aty ku ka grupe njerëzish…”
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të vijojnë të vaksinohen
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje