Ka ndodhur

Falsifikuan testin e Covid-19/ Arrestohet fieraku, procedohen penalisht dy italianët

Një 35-vjeçar nga Fieri ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës dhe dy italianë janë proceduar penalisht, për tentativë të kalimit të kufirit me test të COVID-19 të falsifikuar.
Dy shtetasit italianë të cilët do të udhëtonin drejt Italisë janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Vlorës gjatë përpunimit të dokumentacionit me test Covid-19 të falsifikuar, të cilët dyshohet se janë falsifikuar nga 25-vjeçari nga Fieri me iniciale A. D.

Policia thotë se ka përfunduar në pranga shtetasi A. D., 35 vjeç, banues në Fier si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasit italianë G. C., 57 vjeç dhe V. B., 73 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve shëndetësore”.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë