Në prag të nisjes stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor, “Defender 21”, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka nxjerrë pamjet e FA-ve, duke theksuar se ata do të jenë krah kolegëve të ushtrisë amerikane.
“Defender Europe 21 – do të angazhohen të gjitha strukturat e Forcave tona të Armatosura, përkrah kolegëve të tyre të ushtrisë amerikane”, – shkruan Peleshi në rrjetet sociale.
Konkretisht B2K do të jenë të dislokuara në Bizë. Ndërsa policia ushtarake dhe ajo B3K do të zhvendosen në Kuçovë.
Në pamjet e publikuara nga Peleshi duken anijet ushtarake, blindat dhe helikopterët që do të përdoren nga FA-të gjatë stërvitjes ushtarake.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




