Shendet

Studimi global: Dëmet neurologjike që le pas Covid-19

Një studim global ka treguar se ka një lidhje mes mosfunksionimit neurologjik nga Covid-19. Të dhënat tregojnë se shumë pacientë që kanë kaluar Covid-19 kanë përjetuar komplikime neurologjike. Sipas studiuesve kjo gjëndje është parë më shumë tek të pacientët e shtruar në spital. Ky përfundim i rëndësishëm u arrit nga Studimi Global i Konsorciumit të Disfunksionit Neurologjik në COVID-19 (GCS-NeuroCOVID). Studiuesit mblodhën të dhëna nga 133 shtete në botë  dhe deri më sot është konsideruar si studimi më i madh për lidhjen midis dëmtimit neurologjik dhe koronavirusi. Shefi i hulumtimit Sherry Chou, profesor i asociuar i kujdesit intensiv, neurologjisë dhe neurokirurgjisë në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Pittsburgh, shpjegon se që nga fillimi i pandemisë është e qartë se një numër i lartë i njerëzve me simptoma të rënda zhvilluan edhe probleme neurologjike. “Një vit më vonë ne jemi ende duke luftuar një armik të padukshëm për të cilin dimë pak”, shpjegoi ekspertja Shkencëtarët analizuan të dhënat nga tre tipe të ndryshme pjesëmarrësish.

Grupi i parë përfshinte 3.055 persona të shtruar në spital për Covid-19, pavarësisht nga statusi i tyre neurologjik. Grupi i dytë përfshinte 475 individë të shtruar në spital me simptoma neurologjike të konfirmuara klinikisht dhe në fund, grupi i tretë përbëhej nga 214 persona të shtruar në spital për të cilët ishte kërkuar një vlerësim nga një neurolog. Hulumtimi tregoi se, nga një grup prej 3,744 pacirntë të shtruar në spital, 82% paraqitën probleme neurologjike. Gati 4 në 10 individë raportuan se kishin dhimbje koke dhe rreth 3 në 10 thanë se kishin humbur nuhatjen ose shijen. Nga sindromat e diagnostikuara klinikisht, më e zakonshmja ishte encefalopatia akute (e cila preku gati gjysmën e pacientëve), e ndjekur nga koma (17%) dhe goditja në tru (6%). Encefalopatia konsiston në një ndryshim të gjendjes shqisore ose vetëdijes.  Studimi zbuloi gjithashtu se ata që vuajnë nga një gjendje neurologjike para-ekzistuese e çdo lloji (çmenduri, Alzheimer, migrenë kronike, palcë kurrizore dhe sëmundje nervore) kanë dy herë më shumë gjasa të zhvillojnë komplikime neurologjike në lidhje me koronavirusin. Për më tepër, çdo simptomë neurologjike e lidhur me infeksionin lidhet me një rrezik gjashtë herë më të madh të vdekjes. Më në fund, për ata që shërohen, perspektivat shëndetësore afatgjata mbeten të pasigurta. “Edhe kur pandemia të mos jetë më, miliona të mbijetuar do të kenë nevojë për ndihmën tonë. Është e rëndësishme të zbulohet se me çfarë simptomash dhe problemesh përballen këta pacientë.Kemi akoma shumë për të bërë “,shpjegon ekspertja.

Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë