Ka ndodhur

Tentuan të kalojnë në Rinas me test Covidi fals, nën hetim 6 persona

Gjashtë persona janë proceduar penalisht, pasi kanë tentuar të kalojnë me test Covid 19 të falsifikuar në Rinas.

Këta persona  kanë qenë pasagjerë të linjave me destinacion Brukselin, Vjenën dhe Romën dhe gjatë përpunimit të dokumentacionit, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, me test të COVID-19 të dyshuar të falsifikuar.

Policia thotë se do të hetojë në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasit: R.P., 47 vjeçe dhe R.Sh., 23 vjeç, banues në Shkodër; L.L., 21 vjeçe  dhe E.M., 39 vjeçe, banuese në Tiranë; D.G., 45 vjeç, banues në Berat dhe F.T., 37 vjeç banues në Burrel.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë