Shkodra është përfshirë mëngjesin e të premtes nga një breshër i pazakontë, që ka zbardhur rrugët e qytetit.
Reshjet kanë nisur në mesnatë dhe në mëngjes breshëri kishte mbuluar të gjitha rrugët e rrugicat e qytetit, ku gjithçka ishte zbardhur, njësoj si të kishte rënë dëborë.
Automjetet qarkullojnë me lehtësi, pavarësisht se breshëri ka arritur në disa centimetra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.