Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka kallëzuar në prokurori shtatë funksionarë publikë në Shkodër dhe Sarandë. KLSH bën të ditur, se gjatë aludimit të kryer në Kadastrën e Sarandës, janë gjetur problematika të menaxhimit të aseteve dhe pasurisë publike, duke dalë në përfundim se veprimtaria e tre ish-zyrtarëve ka pasur devijime ligjore.
“Si pasojë e regjistrimeve të pronave të kryera në mungesë të titujve të pronësisë, të cilat kanë sjellë pasojën e përfitimit për persona të tjerë duke dëmtuar interesat e ligjshme të shtetit”, – thuhet në njoftimin për shtyp.
Ndërkohë, KLSH ka zbuluar shkelje edhe nga katër funksionarë të drejtësisë së Rrugëve në Shkodër të cilët kanë kryer veprime të kundraligjshme.
Sipas KLSH-së, në përfundim të procesit të auditimit, janë konstatuar një sërë shkeljesh mbi zbatimin e ligjshmërisë në prokurimin e fondeve publike dhe sipërmarrjet e mirëmbajtjes së segmenteve rrugore në juridiksionin që mbulon Drejtoria e Rrugëve e Rajonit Verior Shkodër. Për të dyja rastet, KLSH i është drejtuar Prokurorisë, ku kërkon ndjekje për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




