Ka ndodhur

Trafik të paligjshëm emigrantësh, arrestohen tre persona në Korçë

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Korçës, pasi akuzohen për transport të paligjshëm të emigrantëve.

Në kuadër të operacionit të koduar “Perimetri” është bërë i mundur ndalimi i shtetasve F. B., 23 vjeç dhe E. Sh., 37 vjeç, banues në Elbasan.

Policia ka kapur në rrugën dytësore Rëmbec-Maliq, shtetasit e mësipërm, duke transportuar me mjetin tip “Nissan”, tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit në kërkim L. Ll., 21 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Korçës, me vendimin e datës 10.02.2021, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë