Me thirrjet “nuk ka Zot” dhe me një bidon të dyshuar me benzinë, një person u bë protagonist i një incidenti gjatë faljes së Namazit të Fitër Bajramit në Sheshin Skënderbej.
Autori është përpjekur që të futet mes besimtarëve dhe në gjendje të rënduar psikologjike e emocionale është përpjekur që të vetëdigjet.
Ai është bllokuar nga besimtarët, të cilët më pas ja kanë dorëzuar Policisë së Shtetit.
Përfaqësues të Komuniteti Mysliman e cilësuan incidentin si rastësor, që nuk ka të bëjë me besimin dhe besimtarët me mendje të shëndoshë dhe se incidente të tilla nuk mund ta cenojnë festën e Fitër Bajramit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




