Kryeprokurori Olsian Çela kërkon hetimin me transparencë të çështjeve që kanë lidhje me krimet zgjedhore. Pas një takimi me prokurorë te rretheve në Durrës, Çela deklaroi se publiku duhet të ketë informacion të qartë në lidhje me punën e prokurorisë. Ai vuri theksin te rëndësia e besimit të qytetarëve ndaj padrejtësive dhe shkeljes së ligjit.
“Është kërkuar vazhdimisht nga prokuroritë e rretheve të kryen hetime të shpejta. E rëndësishme është që hetimet të shoqërohen me proces transparence që publiku të jetë i qartë dhe të ketë informacion mbi atë që ka bërë prokuroria. Duam të jemi të besueshëm për qytetarët dhe për integritetin e prokurorëve dhe prokurorisë”, – tha Çela.
Prokurori i Përgjithshëm thekson se duhet angazhim gjatë hetimeve që rezultati të jetë i plotë.
“Çështja e zgjedhjeve prek shumë prokurori dhe janë çështje që kanë impakt në të gjithë vendin dhe ndaj rezultati i çdo hetimi është i rëndësishëm, – vijoi ai. – Rëndësi ka që hetimet të jenë të plota. Kemi kërkuar angazhim për hetim të të gjitha ngjarjeve që lidhen me çështjet e zgjedhjeve”.
Sipas tij, ka nevojë që prokuroria të mos humbë fokusin nga asnjë çështje e rëndësishme. Kjo ka të bëjë me çdo formë të krimit. Mbetet prioritet i prokurorisë të ruajë koherencën”, – tha Çela.
Në lidhje me ngjarjet kriminale të ditëve të fundit, kryeprokurori u shpreh se “rastet në fjalë duan kohën e vet për përgjigje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




