Një “koktej toksik” i vërtetë i mohimit dhe zgjedhjeve të këqija dhe mungesës së koordinimit, e fundosi botën në një pandemi që “mund të ishte shmangur”.
Kjo u mbështet në një raport të publikuar nga një grup ekspertësh të pavarur të ngritur nga Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sipas ekspertëve, pothuajse të gjitha vendet në botë shtynë ndërhyrjet për të parë se sa do të përhapet virusi.
Kështu, masat anti-infeksion u morën me shumë vonesë për të ndaluar pasojat katastrofike. Grupi, gjithashtu drejton gishtin për mungesën e një lidershipi global për të koordinuar qeverinë botërore të pandemisë, e cila mund të kishte vendosur ligje ndërkombëtare kufizuese të shëndetit: kjo situatë në të vërtetë ka penguar përgjigjen e OBSH-së ndaj pandemisë.
“Ka pasur vonesa të dukshme në Kinë, por ka pasur vonesa kudo”. Ky është përfundimi i ish-kryeministres së Zelandës së Re, Helen Clark, bashkë-kryetare e grupit të ekspertëve të pavarur të ngritur për të shqyrtuar masat e marra nga agjencia dhe nga shtetet e tjera kundër Covid 19.
Për përgjegjësitë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë “ka kaluar shumë kohë”, vërejnë ekspertët, midis njoftimit të një shpërthimi të pneumonisë së panjohur në mes të dhjetorit 2019 dhe deklarimit, më 30 janar, të emergjencës shëndetësore.
Por edhe nëse ai do të ndërhynte një javë më parë, gjërat vështirë se do të kishin ndryshuar përballë “mosveprimit të kaq shumë vendeve”.
I përbërë nga 13 ekspertë, grupi ka kaluar tetë muajt e fundit, duke shqyrtuar përhapjen e pandemisë dhe masat e marra nga agjencia shëndetësore dhe shtetet e tjera për ta adresuar atë.
Sipas raportit, shkurti i vitit 2020, ishte një “muaj i humbur”, gjatë të cilit shumë vende mund të kishin ndërmarrë hapa për të ndaluar përhapjen e virusit. Në fund të fundit, “vonesat, hezitimet dhe mohimet” shkaktuan lulëzimin e epidemisë, pastaj pandeminë, thonë ekspertët.
Dhe duke rekomanduar, që qeveritë dhe bashkësia ndërkombëtare të miratojnë me shpejtësi një seri reformash që synojnë transformimin e sistemit global të gatishmërisë, alarmit dhe reagimit ndaj pandemive.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje