Ministria e Shëndetësisë e Perusë ka njoftuar zyrtarisht hapjen e një hetimi pas një serë ankesash që kanë ardhur në adresë të saj lidhur me disa vaksinime kundër Covid-19 që dyshohet se janë bërë me shiringa të zbrazëta.
Disa media në Lima shkruajnë për fenomenin e ditës.
Përmes një deklarate, ministria specifikoi se “deri në këtë moment janë konfirmuar dy raste, në një qendër të paspecifikuar vaksinimi”, pas raportimit të dëshmitarëve okular.
Mediat botojnë një video të shkrepur përmes celularit të një infermiereje në një qendër vaksinimi duke përgatitur një shiringë vaksine për një pacient, ndërsa një zë dëgjohet duke i thënë: “Zonjë, a përmban shiringa ndonjë gjë? Mund ta dalloj, nuk ka asgjë brenda zonjë, është bosh”.
Më pas infermierja shkon në heshtje në zonën ku mbahen vaksinat në një frigorifer, për të marrë një dozë.
“Nëse hetimi do të verifikonte veprime të padrejta, thuhet në deklaratën e ministrisë, nuk do të hezitonim të zbatonim sanksionet e parashikuara nga ligji “
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje