Ka ndodhur

Operacion antidrogë në Durrës, arrestohen dy persona

Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga operacioni antidrogë që është zhvilluar në qytetin bregdetar.

Policia njofton se operacioni ishte për të goditur një grup që merrej me shpërndarje kokaine.

Në informacionin zyrtar thuhet se dy të arrestuarit, Vilson Memini lindur në Elbasan dhe Erges Shehi lindur në Durrës janë me precedent të theksuar kriminal, teksa kundërshtuan edhe me dhunë policët, aq sa një efektiv u detyruar të qëllojë në ajër për t’i neutralizuar.

Memini dhe Shehi tentuan të largohen, por nuk ia dolën, ndërkohë që Policia deri tani ka sekuestruar 1 kilogram kokainë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë