Ka ndodhur

Rezultati i zgjedhjeve, KAS do të nisë nesër shqyrtimin e ankimimeve të PD dhe LSI

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ vendosi të kthejë për plotësim disa kërkesa ankimore të subjekteve zgjedhore për rezultatin e 25 prillit dhe kaloi për shqyrtim disa të tjera.

Kështu, pas verifikimeve, KAS vendosi kalim për shqyrtim të disa kërkesave ankimore me ankues LSI, PD dhe kandidatatët e propozuar nga zgjedhësit z. Iljaz Shehu, z. Boiken Abazi, z. Kreshnik Merxhani.

Shqyrtimi i këtyre ankimimeve do të fillojë nga dita e mërkurë në orën 09:30 të mëngjesit.

Gjithashtu, KAS ktheu për plotësim kërkesat ankimore të Tahsim Mehmetit, kandidat për deputet në Vlorë dhe Kostaq Papës nga ABEOK që kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.

KAS vendosi po ashtu të mos pranojë për shqyrtim kërkesën ankimore të kandidates së PD, Lediana Fratari për rinumërim të votave për kandidatët në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë