Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 50 persona dhe kanë humbur jetën 4 qytetarë (3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 64-78 vjeç).
Ministria thotë se janë kryer 2956 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 50 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 5 raste në Shkodër dhe Devoll, 4 raste në Vlorë dhe Skrapar, 3 raste në Sarandë, 2 raste në Kukës, Pogradec, Dropull, 1 rast në Fier, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër dhe Kolonjë.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 1020 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 119,061 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 96 pacientë, 8 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Statistika (11 maj 2021)
Raste të reja ditore 50
Të shëruar në 24 orë 1,020
Të shtruar në spitale 96
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2,956
Testime totale 663,228
Raste pozitive 131,803
Raste të shëruara 119,061
Raste Aktive 10,322
Humbje jete 2420
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 8545
Shkodër 301
Fier 246
Korçë 215
Gjirokastër 228
Durrës 158
Vlorë 178
Elbasan 132
Lezhë 102
Berat 91
Dibër 70
Kukës 56
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




