Dy të rinj janë arrestuar nga në Tiranë, pasi agjentët e krimit ekonomik, kanë zbuluar një skeme mashtrimi ne lidhje me marrjen e kreditë në mënyrë të paligjshme.
Sipas policisë së kryeqytetit, janë vënë në pranga, Sh. Rr., 25 vjeçe dhe L.A., 27 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta të fundit, kishin krijuar një skemë mashtrimi, me anë të së cilës rekrutonin persona të ndryshëm, kundrejt shpërblimit, duke i pajisur me dokumente të dyshuara të falsifikuara, për të bërë të mundur përfitimin e mikrokredive nga këto institucione financiare.
Dy të rinjtë u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Fraud 2″ e organizuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar.
Prokuroria vijon hetimet për identifikimin dhe vënien para drejtësisë edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




