Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me burg përjetë Robert Përpepajn, i cili akuzohet për vrasjen e minorenes Griselda Gjikola.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, të vitit 2018 në zonën e Laprakës në kryeqytet. Ndërsa për të pandehurin tjetër, Robert Muzhaqi, gjykata vendosi dënimin me 25 vite burg.
Ndaj Perpepajt, prokuroria ngriti akuzën e “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”.
Griselda Gjikolaj prej kohësh përndiqej nga autori i ngjarjes, Robert Perpepaj, madje 10 ditë para se të ndodhte vrasja ajo kishte kërkuar edhe urdhër-mbrojtje.
Viktima, shqetësimin e saj ia kishte shfaqur edhe të fejuarit, Saimirit, me të cilin ishte edhe në kafe natën e vrasjes. Gjithashtu, i pranishëm ishte edhe miku i Saimirit, Erion Benga dhe një tjetër vajzë.
Por në kafenenë ku ndodheshin dy çiftet, ishte i pranishëm dhe autori i dyshuar i ngjarjes bashkë me një tjetër person. Fillimisht këta të fundit janë konfliktuar fizikisht me vajzën dhe miqtë e saj.
Pak momente me vonë, kur ora shënonte 18:30, të katër personat, mes tyre edhe Griselda, kanë dalë nga lokali për t’u larguar.
Ata kanë hipur në makinë, ku shofer ishte Erion Benga, në vend të parë, i fejuari i Griseldës, Saimiri de në sediljet e pasme dy vajzat.
Por sapo janë nisur, para i kanë dalë dy djem të rinj dhe i kanë thyer xhamat e makinës me leva.
Pas tej autori i dyshuar, Robert Përpepaj, i është afruar makinës dhe ka qëlluar 17-vjeçaren me dy plumba në kokë, ndërsa Erion Bengën e ka lënë të plagosur.
23-vjeçari Benga, ndonëse i plagosur, ka udhëtuar me automjetin e tij në drejtim të spitalit të Traumës, por ende pa mbërritur në duart e mjekëve, Griselda kishte ndërruar jetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




