Ka ndodhur

I moshuari i jep fund jetës, bie në kontakt me rrymën elektrike

Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke rënë në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të hënën rreth orës 09:00, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë.

Sipas policisë, 70-vjeçari me iniciale DH.D., dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvrarë duke rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë