Një italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia shqiptare me qëllim ekstradimi drejt vendit fqinj.
Në pranga ka rënë Luigi Colosso, banues në Cosenza, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, i dënuar nga Gjykata e Triestes në vitin 2016 me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja të rënda”.
Ky shtetas, dyshohet se në Tavagnaço, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie sh.p.k, ka deklaruar falimentimin, duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në euro.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, po vijon proceduarat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




