Një adoleshent është arrestuar në Shkodër, pasi ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetaseje, pas një konflikti për motive të dobëta.
Në pranga ka rënë E.N., 17 vjeç, banues në Bardhaj, Shkodër. Ky shtetas, është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj.
Por i riu nuk është mjaftuar me kaq, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës ku ajo jetonte.
Adoleshenti është arrestuar në flagrancë dhe gjatë kontrollit të banesës së tij dhe ambientet përreth saj, është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit pushkë me të cilën dyshohet se ka qëlluar.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike“, “Kanosja“, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




