Kompania Moderna Vaksina e parë “e ndryshuar” kundër varianteve të reja të Covid-19 që u shfaqën në Afrikën e Jugut dhe Brazil i ka neutralizuar me sukses ato në provat laboratorike. Rezultatet e provës së vogël tregojnë që nxitësit kundër varianteve do të jenë të realizueshëm dhe mund të përdoren këtë vit për të kundërshtuar kërcënimin nga variantet që janë shfaqur në të gjithë botën dhe kanë frikë se në disa raste mund të jenë më të transmetueshme ose pjesërisht rezistente ndaj vaksinave.
Kompanitë e mëdha të vaksinave janë në garë me kohën për të krijuar një vaksinë edhe më rezistente. Moderna është ndër kompanitë e para që tregoi rezultatet pozitive për të shmangur infektimet dhe fatalitet. Kompania Moderna thotë se vaksina e rregulluar rrit antitrupat në gjak që mund të neutralizojnë dy variantet shqetësuese. Por vaksina e rregulluar, e quajtur mRNA-1273.351 është krijuar posaçërisht për të luftuar variantet e Afrikës së Jugut dhe Brazilit, të cilat kanë mutacione të ngjashme me proteinën spike.
“Ndërsa kërkojmë të mposhtim pandeminë e vazhdueshme, ne mbetemi të përkushtuar për të gjetur zgjidhje ndërsa evoluon virusi. Ne jemi të inkurajuar nga këto të dhëna të reja, të cilat forcojnë besimin se strategjia jonë përforcuese duhet të jetë mbrojtëse ndaj këtyre varianteve të zbuluara rishtas. Ne do të vazhdojmë të bëjmë azhurnime të vaksinës tonë Covid-19, sa të jetë e nevojshme për të kontrolluar pandeminë,”tha Stéphane Bancel, kreu i Moderna.
Vaksinat nuk janë provuar në terren, këto janë mostra të gjakut të analizuara në laborator. Por autoritetet rregullatore në SHBA kanë thënë se nuk do të duhet të kalojnë nëpër prova rigoroze në shkallë të gjerë që ishin të nevojshme për vaksinat origjinale për të marrë aprovimin emergjent. Kompania tha se kishte pak efekte anësore nga vaksinat normale dhe ato që u raportuan ishin të lehta. Përveç dhimbjes në vendin e injeksionit, efektet anësore më të zakonshme të raportuara ishin lodhja, dhimbja e kokës, dhimbja e muskujve dhe dhimbja e kyçeve.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje