Gjykata e Lartë, ka rrëzuar rekursin për sekuestrimin e 5 milionë eurove pasuri ndaj ish-administratorit të kompanisë CEZ-DIA, Kastriot Ismailaj.
Llogaritë bankare, kanë qenë pikërisht në emër të Ismailajt dhe familjarëve të tij, përfirë dhe njëjrën prej kompanive që ai përdorte për transfertat e parave që merrte përmes DIA-s.
Ismailaj u dënua në vitin 2017 me 11 vite burg për “mashtrim me pasoja të rënda” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale”.
Përveç dënimit, gjykata urdhëroi edhe sekuestrimin e 5 milionë eurove. Ai ishte administrator i kompanisë DIA, e ngarkuar për mbledhjen e borxheve të CEZ, ku u përfshi në një skemë mashtrimi, duke shkatërruar edhe raportet mes shtetit shqiptar dhe CEZ, me kosto të madhe për buxhetin e shtetit.
Ismailaj u arrestua në 12 maj të vitit 2015 nga Sektori i Pastrimit të Parave dhe ai i Krimit Ekonomik dhe Financiar ne Policinë e Shtetit për veprën e mashtrimit në shuma të mëdha dhe pastrimit të produkteve të veprës penale.
Në 6 muaj, 9 kompani private përfituan nga CEZ-i 12 milionë USD nga kontratat për mbledhjen e borxheve të papaguara.
Pjesën më të madhe të fondeve e ka marrë “Debt International Management”, e cila administrohej pikërisht nga Ismailaj, me 649 milionë lekë, ose gati 6.5 milionë dollarë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




