Shendet

AstraZeneca nuk ka inxhinierë biologjik për të shpërndarë teknologjinë e vaksinave

AstraZeneca ka deklaruar se nuk ka mjaftushëm inxhinierë për të shpërndarë teknologjinë e saj të vaksinave Covid-19 me prodhuesit e tjerë në botë. Mes një mungese globale furnizimesh, ekspertët shëndetësorë u kanë bërë thirrje kompanive AstraZeneca, Pfizer, Moderna dhe të tjerët të heqin dorë nga të drejtat e tyre të pronësisë intelektuale dhe të transferojnë njohuritë e prodhimit të vaksinave te ndërmarrjet e tjera të afta të prodhojnë doza në masë.
Muajin e kaluar, Organizata e Shëndetit Botëror paralajmëroi se ekziston një “nevojë urgjente, afatshkurtër për të zhbllokuar furnizimin e vaksinave Covid-19”. Aktivistët kanë thënë se mënyra e vetme për të adresuar pengesën aktuale në prodhim një numër i kompanive, duke përfshirë AstraZeneca, kanë luftuar për të përmbushur synimet e tyre duke ndarë teknologjinë e prodhimit të vaksinave. Por AstraZeneca, e cila nuk po bën fitime nga shitjet e saj të vaksinave, ka insistuar se nuk ka fuqi punëtore për të “informuar” dhe “trajnuar” shumë nga homologët e saj farmaceutikë, pasi ka krijuar tashmë një rrjet global të furnizimit me më shumë se 20 partnerë në 15 vende. Shefi ekzekutiv i kompanisë Pascal Soriot tha se është e rëndësishme për të gjithë të kuptojnë se prodhimi i një vaksine është tepër i komplikuar.
“Edhe nëse u japim akses në teknologji dhe u thamë njerëzve ‘këtu është receta’, nuk ka asnjë mënyrë që t’i aftësojmë këta njerëz për të prodhuar vaksinën, sepse inxhinierët tanë janë duke punuar me partnerët tanë ekzistues. Zgjidhja është rritja e rendimentit në impiantet ekzistuese, jo krijimi i më shumë impianteve, sepse nuk kemi inxhinierë që t’i informojnë njerëzit dhe t’i trajnojnë ata,” shtoi ai.
Ndërsa menaxheria e politikave Heidi Chow në OBSH ka shprehur se kompania AstraZeneca ka refuzuar për gati një vit që të bashkohet me OBSH-në për të lehtësuar ndarjen e teknologjisë dhe njohurive për vaksinat dhe trajtimet.
“Është krejtësisht e papranueshme të thuash që AstraZeneca nuk mund të ndajë teknologjinë e tyre të vaksinave sepse nuk kanë inxhinierë. Nëse ata do të kishin licensuar haptazi vaksinën dhe do të kishin mundësuar transferimin e teknologjisë që nga fillimi ose të bashkëpunonin me OBSH, kapaciteti global i prodhimit mund të ishte rritur tashmë,” tha ajo.
Gjithashtu, disa prodhues kanë thënë që fabrikat e tyre po qëndrojnë bosh dhe se ata do të ishin në gjendje të rrisin prodhimin në mbarë botën e dozave nëse do t’u dorëzoheshin projeksionet e vaksinës. OBSH-ja ka bërë thirrje që prodhuesit e vaksinave të ndajnë teknologjinë e tyre për të “rritur në mënyrë të menjëhershme furnizimin global”.
“Prodhimi i vaksinave është shumë kompleks dhe përshpejtimi i prodhimit në këtë shkallë dhe shpejtësi kërkon partnerë në të gjithë botën me aftësi për të prodhuar duke përdorur procesin tonë standard për të siguruar qëndrueshmëri dhe cilësi të vaksinës,” tha një zëdhënës i kompanisë AstraZeneca.
Burimi:The Independent/Përshtati Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë