Mbrëmjen e të martës kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas 11.700 doza të tjera të vaksinës anti-Covid “Pfizer”.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu u shpreh se 7020 doza janë nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë “Pfizer” dhe pjesa tjetër 4.680 nga marrëveshja me Bashkimin Europian.
“11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri – pjesë e kontratës së qeverisë me kompaninë ‘Pfizer’ 7020 doza vaksine dhe një sasi e parë 4680 doza nga mbështetja e Bashkimit Europian” – tha ministrja.
Më herët, Manastirliu bëri me dije se të martën u kryen 19,886 vaksinime dhe që prej fillimit të vaksinimit janë kryer 537,837 vaksina anti-COVID për qytetarët.
Në Shqipëri prej janarit po injektohen dozat e vaksinave “Pfizer” (SHBA), “Sinovac” (Kinë), “AstraZeneca” (anglo-suedeze) dhe “Sputnik V” (Rusi).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




