Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 3 qershor për të shqyrtuar çështjen e Teatrit Kombëtar, i cili u shemb më 17 maj të vitit 2020.
Akt i shembjes së Teatrit një vit më parë, me vendim të Këshillit Bashkiak Tiranë, u dërgua në Gjykatën Kushtetuese nga presidenti Ilir Meta.
Po ashtu, edhe opozita, shoqëria civile dhe dhjetëra aktorë që protestuan për ditë me radhë, nuk arritën ta ndalnin shembjen e tij.
Gjatë aksionit për shembjen e tij, pati përplasje të forta mes aktivistëve dhe policisë.
Për shkak të situatës dhe rregullave në fuqi të shkaktuara nga COVID-19, zhvillimi i seancës plenare në 3 qershor do të kryhet pa praninë e publikut.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




