Vijon të jetë e qëndrueshme situata në lidhje me numrin e rasteve të reja me koronavisus. Në 24 orët e fundit, nga 1.995 testime të kryera gjithsej, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për 51 raste të reja dhe 3 humbje jete.
Konkretisht, ka humbur jetën një qytetar nga Tirana, një qytetar nga Shkodra dhe një qytetar nga Fieri, të moshave 62-77 vjeç.
Gjatë orëve të fundit, betejën me këtë sëmundje e kanë fituar 834 persona, duke e çuar numrin e të shëruarve në 112,626 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë në spital, aktualisht po trajtohen 116 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 14 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Vlorë, Sarandë, nga 3 raste në Fier, Elbasan, nga 2 raste në Lezhë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Durrës, Kavajë, Përmet, Selenicë, Skrapar, Këlcyrë.
Statistika (04 Maj 2021)
Raste të reja ditore 51
Të shëruar në 24 orë 834
Të shtruar në spitale 116
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 1,995
Testime totale 643,963
Raste pozitive 131,327
Raste të shëruara 112,626
Raste Aktive 16,299
Humbje jete 2,402
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 13723
Fier 720
Shkodër 375
Durrës 250
Korçë 251
Gjirokastër 246
Vlorë 235
Elbasan 129
Dibër 100
Kukës 98
Berat 90
Lezhë 82.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




