Cili është mëngjesi më i mirë? Përgjigjet janë në varësi të njerëzve, por një zgjidhje e mirë për të gjithë do të ishte një monitor i vazhdueshëm i glukozës. Sëmundjet gjithmonë duken larg nesh, por numrat e diabetikëve janë rritur gjithnjë e më shumë. Ekspertët e teknologjisë në botë tashmë kanë lançuar një pajisje fleksibël të vogël që të gjithë mund ta vendosin në pjesën e pasme të krahut. Pajisja sinkronizohet me një aplikacion që ju tregon në kohë reale se cilat ushqime rritin sheqerin në gjak. Pajisja, e njohur gjithashtu si CGM, përdoret për të trajtuar diabetikët, por pavarësisht kësaj tregu mbetet ende i vogël dhe janë të paktë përdoruesit që e kanë marrë pak njerëz. Paisja CGM po tërheq vëmendjen sidomos tek personat që bëjnë sport.
“Ne po flasim për diçka që sapo është krijuar” thotë Marissa Schlueter, një analiste e vjetër e inteligjencës në CB Insights, kompani analizimi për të dhëna. Por ajo thotë se më shumë se 200 kompani janë duke punuar në teknologjinë e zbulimit të glukozës. Ndërsa sheqeri në gjak mund të ndikojë në energjinë tuaj, fokusin, gjendjen shpirtërore, sistemin kardiovaskular, kjo pajisje është kërkuar më shpesh për ata që shqetësohen vërtet për shëndetin.
Në gjashtë muajt e kaluar, investitorët kanë dhënë gati 40 milion dollarë për projektuesit e aplikacioneve që të kenë një sistem të mirë menaxhimi të aplikacionit në telefona dhe të pajisjes.
Për shkak se është një pajisje mjekësore, Administrata e Ushqimit dhe Barnave kryen procesin e kontrollit të glukozës vetëm me anë të recetës, kështu pajisja është një mënyrë e mirë për të qenë të vëmendshëm ndaj shëndetit.
Sensorët e pajisjes të cilët zëvendësohen çdo dy javë, duhet të mbahen për të mësuar përdoruesin se cilat ushqime të shmangi, cilat të zëvendësojë ose tek cilat vakte mund të hajë më shumë. Ndërkaq përveç përfitimeve të pajisjes ka ekspertë që e kundërshtojnë këtë lloj monitorimi. David Slawson, profesor i mjekësisë familjare në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill thotë se nuk ka pasur ndonjë hulumtim rigoroz për të treguar se përmirëson cilësinë e jetës për njerëzit e shëndetshëm dhe mund të çojë në ankth dhe depresion.
“Duket shumë bukur dhe grafikët janë të shkëlqyeshëm dhe të shkëlqyeshëm, por realiteti është se mendoj që nuk përmirëson asgjë,” shpjegon ai.
Ndërkaq njerëz të tjerë e shikojnë si efikas produktin sepse vetëm duke e ditur rrezikun që i kanoset sot të mund të kontrollojnë ushqimet që konsumojë duke mos përfunduar në diabet dhe medikamente të tjera. Sipas ekspertëve, pajisja është më efikase për personat që janë të rrezikuar nga diabeti për shkak të gjenetikës apo për shkak të obezitetit etj.
Burimi:The Wall Street Journal/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)






Lini një Përgjigje