Ka ndodhur

Ulen rastet e reja me Covid dhe testimet, vetëm një viktimë në 24 orë

Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar vetëm një humbje jete si pasojë e koronavirusit. Pacienti që ka ndërruar jetë është një 77-vjeçar nga Korça. Edhe rastet e reja me Covid 19 janë të pakta, ashtu sikundër testimet në 24 orët e fundit. Nga 1 mijë e 535 testime të kryera gjithsej, janë konfirmuar pozitivë vetëm 53 raste të reja.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 13 raste në Tiranë, 6 raste në Fier, 5 raste në Durrës, Devoll, 3 raste në Shkodër, Mallakastër, 2 raste në Korçë, Elbasan, Pukë, Librazhd, Sarandë, Skrapar, 1 rast në Vlorë, Rrogozhinë, Gjirokastër, Dibër, Gramsh, Libohovë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 124 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 748 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 110,920 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (02 Maj 2021)

Raste të reja ditore        53

Të shëruar në 24 orë      748

Të shtruar në spitale      124

Humbje jete në 24 orë   1

Testime ditore                1,535

Testime totale             640,206

Raste pozitive             131,238

Raste të shëruara       110,920

Raste Aktive                 17,921

Humbje jete                  2,397

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   14834

Fier    959

Durrës  272

Shkodër  472

Korçë    335

Gjirokastër  261

Vlorë    259

Elbasan  137

Kukës    115

Dibër   102

Berat    97

Lezhë   78


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë