Një 37-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, si autor i dyshuar i disa vjedhjeve banesash të ndryshme brenda një muaji.
Policia e Durrësit, ka dokumentuar disa vjedhje të ndodhura më parë në Durrës, Krujë dhe Lezhë, ndërkohë që është arrestuar shtetasi me iniciale Y.K., 37 vjeç, banues në fshatin Zallë, Krujë.
Ai dyshohet se ka vjedhur pajisje shtëpiake si dhe armë gjahu. Nga kontrolli i policisë në banesën e tij, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, 7 fishekë dhe vegla pune që dyshohet se i ka vjedhur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




