Pavarësisht nga situata pandemike, besimtarët ortodoksë në të gjithë Shqipërinë kanë kremtuar sot që prej orës 07:00 të mëngjesit ringjalljen e Jezu Krishtit në meshën e Pashkëve.
Ashtu siç ka qenë traditë, mesha duhej të mbahej në mesnatë, por për shkak të COVID-19 dhe orës policore, ajo u zhvillua në mëngjes.
Ndërkohë, në këto Pashkë, ndryshe nga viti i kaluar, janë rikthyer në Kisha një pjesë e konsiderueshme e besimtarëve, duke ruajtur distancimin social, ndërsa pjesa tjetër i kanë ndjekur ritet nga televizori, duke i kryer ato në shtëpitë e tyre.
Festa e Pashkëve Ortodokse shoqërohet me vezën e kuqe, bukën e ëmbël, flakën e shenjtë dhe mishin e qengjit.
Vezët janë simbol i jetës, ndërsa ngjyra e kuqe simbolizon sakrificën e Jezu Krishtit, që është e mbyllur dhe e përgjumur brenda lëvozhgës së saj, ndërsa ngjyra e kuqe e vezëve simbolizon sakrificën dhe në rastin konkret, sakrificën e Krishtit, simbolikë e fitores, gëzimit dhe jetës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




