Ka ndodhur

Krimet zgjedhore, Prokuroria e Tiranës nis hetimet pas denoncimeve

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor të Tiranës, ka njoftuar se deri më tani janë marrë nën hetim 22 raste të denoncuara nga partitë lidhur me krimin zgjedhor pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Sipas organit të akuzës së kryeqytetit, bëhet me dije se hetuesit janë në pritje të shqyrtimit të rasteve të denoncuara në lidhje me parregullsitë e hasura gjatë procesit. Por nga ana tjetër, nuk publikohen detaje të tjera se nga cila forcë politike janë depozituar denoncimet.

Prokuroria specifikon se rastet konkrete sipas Kodit Penal janë: një rast për pengim të subjekteve zgjedhore, një rast për dëmtim me dashje materialit zgjedhor, dy raste për shkelje të fshehtësisë së votimit, dy raste për detyrim për pjesëmarrje në veprimtaritë politike, 15 raste për veprën përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore dhe një rast për kanosje apo dhunim të pjesëmarrësve ne zgjedhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë