Ka ndodhur

Makina përplas motorin në Fier, humb jetën 50-vjeçari

Një 50-vjeçar ka humbur jetën në një aksident pasditen e sotme në fshatin Zharrëz të Fierit. Policia thotë se një 33-vjeçar me iniciale E.S., ka qenë duke drejtuar automjetin e tij në momentin kur është përplasur me një motor.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i këtij të fundit, i identifikuar si A.H., banues në fshatin Zharrëz.

Pas aksidentit, policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë