Një peshkaqen i rrezikshëm, ka zënë një grup studiuesish detarë në befasi, kur bëri një “kthesë”, pasi u kap në fillim dhe u lëshua pastaj, duke kafshuar në mënyrë të përsëritur trupin e varkës së tyre. Ngjarja ndodhi pranë brigjeve të Outer Banks, në Karolinën e Veriut, SHBA.
Pas tridhjetë sekondash, peshkaqeni u dorëzua, pa shkaktuar ndonjë dëm të vërtetë, shpjegoi James Sulikowski, nga “Sulikowski Shark and Fish Conservation Lab” në “Arizona State University” (Laboratori i Ruajtjes së Peshkaqenëve dhe Peshqve në Universitetin Shtetëror të Arizonës).
Sidoqoftë, “ne nuk e prisnim një gjë të tillë; ishim të lumtur që e lëshuam atë në det të hapur dhe në gjendje të shkëlqyeshme. Pastaj ai u kthye. Ishte sikur ai donte të na thoshte: ‘Ju më morët mua, tani do t’ju marr unë, kështu që jemi barazim’”, – shtoi studiuesi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.