Pasi të keni arritur të merrni vaksinën kundër Covid 19, dëshira për të festuar është e madhe. Edhe pse procesi nuk ka përfunduar, me injeksionin e lakmuar, ne fillojmë të shohim dritën në fund të tunelit. Por a mund të ndërhyjë alkooli në përgjigjen imune? Varet nga sa pini.
Kështu thekson gazeta amerikane “New York Times” , e cila i kushton një artikull temës, në të cilën citon studime të ndryshme mbi alkoolin dhe vaksinat, duke intervistuar profesor Ilhem Messaoudi, drejtor i Qendrës për Kërkimin e Virusit në Universitetin e Kalifornias në Irvine, në SHBA.
Sa mund të pini?
Nuk ka asnjë provë, se konsumimi i një pije ose dy, do t’i bëjë vaksinat anti-Covid më pak efektive. Sidoqoftë, disa studime – raporton “New York Times” – argumentojnë se një sasi e vogël ose e moderuar e alkoolit, mund të përfitojë nga sistemi imunitar në planin afatgjatë.
Sidoqoftë, konsumi i tepërt i alkoolit, veçanërisht në planin afatgjatë, mund të dëmtojë aftësinë e sistemit imunitar dhe mund të ndërhyjë në përgjigjen e vaksinës.
Virologu Ilhem Messaoudi, siguron: “Ata që pinë mesatarisht, nuk kanë asgjë për t’u frikësuar në funksion të vaksinimit”. E rëndësishme është të mos teprohet me dolli dhe të mos kalohen pragje të caktuara. Cilat janë këto?

Një “pijedashës i moderuar”, përcaktohet një burrë që nuk i kalon dy pije në ditë dhe një grua që nuk pi më shumë se një pije në ditë, ndërsa një “pijedashës i rënduar”, është ai që pi 4 ose më shumë pije (dhe ai që pi 3 ose më shumë).
“Është e rrezikshme të pish sasi të mëdha alkooli, sepse efektet në të gjitha sistemet biologjike, përfshirë sistemin imunitar, janë mjaft të rënda dhe ndodhin shpejt, sa më shumë që tejkalohen kufijtë”, – thotë Ilhem Messaoudi.
Pier Mnnuccio Mannucci, hematolog italian në spitalin “Maggiore”, Poliklinika e Milanos, konfirmon: “Dozat e tepërta të alkoolit duhet të shmangen, por nuk janë vërejtur marrëdhënie midis pijeve alkoolike para dhe pas vaksinës”.
Çfarë ndodhi në Rusi
Në fakt, që në dhjetor të vitit të kaluar, me fillimin e vaksinimeve “Sputnik” në Rusi, u bënë rekomandime për të mos tejkaluar alkoolin gjatë fazës së vaksinimit.
Një zyrtar rus kishte sugjeruar shmangien e alkoolit për dy javë para vaksinës dhe heqjen dorë për 40 ditë, pasi pikërisht, sepse alkooli mund të pengonte aftësinë e trupit për të zhvilluar imunitet.
Në Rusi u regjistruan protesta të mëdha, sepse është vendi që ka një nga nivelet më të larta të konsumit të alkoolit në botë.
Studime të disponueshme
Nuk ka studime specifike mbi ndikimin e alkoolit te vaksinat anti-Covid. Ajo që dihet, vjen nga studimet e mëparshme. Sidoqoftë, duket qartë se konsumimi i tepërt i alkoolit ndryshon përgjigjen imune dhe rrit ndjeshmërinë ndaj infeksioneve bakteriale dhe virale.
Abuzimi me alkoolin, sipas një studimi nga Universiteti i Louisianas në SHBA, pengon udhëtimin e qelizave imune në vendet ku ndodh infeksioni, duke i parandaluar ato nga shkatërrimi i viruseve dhe baktereve; përkundrazi, e bën më të lehtë për patogjenët që të pushtojnë qelizat.
Pirja e moderuar, nuk duket se e ka këtë efekt. Në një studim, shkencëtarët ekspozuan 391 njerëz ndaj pesë viruseve të ndryshme të frymëmarrjes dhe zbuluan se pirësit e moderuar kishin më pak të ngjarë të zhvillonin ftohje, por vetëm nëse nuk ishin duhanpirës.
Eksperimenti mbi majmunët

Një eksperiment mbi këtë temë, u krye nga profesor Messaoudi, i cili analizoi përgjigjen imune të të vaksinuarve kundër virusit ‘poxvirus’ (i cili, shkakton ‘zoonoza’ të rralla, një sëmundje infektive e shkaktuar nga një patogjen që është kaluar nga një kafshë).
Majmunët kishin akses te pijet alkoolike për shtatë muaj: ashtu si njerëzit, disa e donin alkoolin dhe e pinin atë në sasi të mëdha, ndërsa të tjerët treguan më pak interes. Ajo që shkencëtarët zbuluan, ishte se kafshët “që pinë shumë” kishin një përgjigje të dobët ndaj vaksinës.
“Përgjigja e tyre imune ishte pothuajse inekzistente”, – thotë Messaoudi. Nga ana tjetër, kafshët që konsumuan vetëm sasi të moderuara alkooli, gjeneruan një përgjigje më të fortë ndaj vaksinës, në krahasim me ata që hoqën dorë përkohësisht.
Studimet tek minjtë, kanë ardhur në përfundime të ngjashme: brejtësit që konsumojnë sasi të mëdha alkooli, kanë vetëm një përgjigje të dobët imune ndaj infeksioneve në krahasim me kafshët që u janë dhënë sasi të moderuara të alkoolit ose aspak alkool.
Pra, një gotë shampanjë, verë e gazuar ose verë për të festuar vaksinën, është mirë, por këshilla nuk është të shkosh më tej në mënyrë që të mos rrezikosh imunitetin.
Përshtati në shqip: Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje