Shendet

Dyshime për efikasitetin e “Sputnik V”? Pse Brazili e refuzoi vaksinën ruse

Bordi i drejtorëve të Anvisa-s, autoriteti shëndetësor brazilian, votoi unanimisht për të mos miratuar vaksinën ruse kundër Covid-19, “Sputnik V” (këtu është drafti që shpjegon pse).

Në fillim, doli që vendimi ishte marrë, sepse stafi teknik i Brazilit nuk kishte qenë në gjendje të zgjidhte disa dyshime në lidhje me procesin e prodhimit të vaksinës ruse për shkak të mungesës së informacionit.

Por tani, diçka shumë më shqetësuese po shfaqet, pasi edhe virologu italian, Roberto Burioni, raportoi gjithashtu në “Twitter”, sepse agjencia shëndetësore beson se “Sputnik V” mund të paraqesë rreziqe shëndetësore.

“Problemi i Sputnik duket se është serioz. Vaksina duhet të përbëhet nga një virus që nuk është në gjendje të replikohet, ndërsa të gjitha mostrat e analizuara në Brazil, përmbajnë viruse që janë të afta të replikohen. Refuzimi unanim nuk është për t’u habitur”, shkruan virologu i njohur italian nga spitali “San Raffaele” në Milano.

Si funksionon

Teknologjia e përdorur në prodhimin e “Sputnik V”, është ajo e adenovirusit të vektorit viral. Përmes kësaj teknike, kodi gjenetik i Sars-Cov-2, virusi Covid-19, futet në adenovirus, i cili, i administruar te njerëzit përmes injektimit, stimulon qelizat e trupit për të prodhuar një përgjigje imune.

Adenoviruset janë viruse me një aftësi natyrore për t’u replikuar në trupin e njeriut. Megjithatë, kur përdoret për imunizim, kjo aftësi duhet të neutralizohet, gjë që nuk ishte rasti që pritej në mostrat e “Sputnik”-ut të vlerësuara nga Anvisa në Brazil.

Një gjen i paqartë

Vaksina “Sputnik”, përdor adenovirusin njerëzor Ad26 (siç është J&J) dhe një përforcues me adenovirus Ad5, si dozën e parë.

Siç shpjegon në “Twitter”, virologia amerikane, Angela Rasmussen, e lidhur me Qendrën e Universitetit Georgetown në SHBA, për Shkencë dhe Siguri Globale të Shëndetit dhe Organizata e Vaksinave dhe Sëmundjeve Infektive, gjenet Adv E1, eliminohen për të rritur sigurinë dhe për të zvogëluar rrezikun e efekteve anësore në vektorët viralë.

Eliminimi i gjenit E1, parandalon replikimin e virusit, ndërsa eliminimi i gjenit E3, parandalon atë nga bashkëveprimi me sistemin imunitar. Prania e viruseve të replikimit në adenovirusin Ad5, sugjeron që E1 nuk është eliminuar.

Pikat kritike

“Ndër pikat kritike, – shpjegon Gustavo Mendes për “Agencia Brasil”, menaxheri i përgjithshëm i seksionit të barnave në Anvisa, – ekzistonte prania e adenovirusëve të kopjuar. Kjo do të thotë që virusi që duhet të përdoret vetëm për të transportuar materialin gjenetik të koronavirusit në qelizat njerëzore dhe për të nxitur një përgjigje imune, mund të replikohet. Ky është një rast serioz i mosrespektimit dhe kopjimi i adenovirusit u zbulua në të gjitha vaksinat e “Sputnik” të paraqitura”.

Për më tepër, Agjencia Rregullatore Braziliane raporton, pas një inspektimi te dy prodhuesit e vaksinave në Rusi, mosrespektimin në prodhimin e vaksinës, me një ndikim edhe në sterilitetin e produktit. Qeveria ruse ka mohuar inspektimin në Institutin Gamaleya, i cili zhvillon vaksinën.

Çfarë ndodh në praktikë

Çfarë do të thotë kjo në praktikë? Në realitet, askush nuk e di me siguri, sepse provat specifike me adenoviruse të përsëritura, duhet të kryhen për të mësuar më shumë.

Mund të supozohet vetëm se virusi mund të shkaktojë ftohje, por edhe gastroenterit dhe të përkeqësojë efektet anësore. Në shumicën e njerëzve, adenoviruset shkaktojnë një infeksion të lehtë.

“Sidoqoftë, nëse adenovirusi përsëritet, ai mund të shkaktojë infeksione që mund të jenë serioze në individë me imunitet të dëmtuar”, – raporton imunologia Antonella Viola.

“Të dhënat që dolën, – vëren Derek Lowe, kimist farmaceutik dhe kolumnist, autor i blogut “In the Pipeline” i organizuar në revistën “Science”, – ndoshta nuk do të shkaktojnë probleme të mëdha për popullatën e vaksinuar, por është një rrezik krejtësisht i padobishëm. Dhe nëse një vaksinë e tillë, do të shkojë në dhjetëra miliona (ose më shumë) njerëz, duket e sigurt se do të dëmtohen disa nga ky problem i shmangshëm”.

Nuk ka asnjë siguri pra për imunitetin ndaj Sars-CoV-2, i cili në teori duhet të ruhet, me kusht që vektori të shprehë akoma virusin Covid-19.

Sigurisht, sasitë e vaksinave që mbërritën në Brazil, nuk janë ato mbi të cilat bazohej studimi i publikuar në “Lancet” shkurtin e kaluar, në të cilin u raportua një efikasitet prej 91.6% kundër sëmundjes simptomatike dhe ku nuk u shfaq problemi i replikimit të adenovirusit Ad5 A.

Vaksina “me të meta” ka mbërritur vetëm në Brazil? A kanë bërë analiza të hollësishme të gjitha vendet që e kanë pranuar atë? Ka ende plot pyetje pa përgjigje.

Burimi: “Corriere della Sera”; Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë