Shendet

Testet për Covid-19 bëhen edhe në shtëpi, por çmimi nuk është i favorshëm për njerëzit

Pas më shumë se një viti kur u shënua rasti i parë nga Covid-19 në të gjithë botën, tashmë njerëzit do të mund të kenë më shumë lehtësi për testimi. Testet Covid-19 do të mund të blihen në farmaci dhe të kryen vetë nga njerëzit në shtëpi. Autoritete shëndetësore kanë pritur me padurim futjen e testeve me veprim të shpejtë. Testet të përbëra si shirita letre gjithashtu mund të ndihmojnë në frenimin e përhapjes së koronavirusit, sepse janë më lehtë për t’u gjendur e përdorur. Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) kohët e fundit urdhëroi që testet nga kompanitë Abbott Laboratories dhe Quidel Corp, të shiten pa recetë dhe të përdoren nga vetë njerëzit.
Por përvec përfitimeve disa ekspertë pjesë e FDA, thonë se çmimi i tyre nuk është i favorshëm për konsumatorët. Një pako me dy teste kushton 20 dollarë dhe ekspertëve iu duket shumë e kushtueshme për përdorim të shpeshtë.
“Njëzet dollarë për një provë Covid-19 bën që njerëzit ta marrin atë vetëm një herë dhe jo sa herë ta shikojnë të arsyeshme”, thotë Zoe McLaren, një ekonomiste dhe pedagoge në Shkollën e Politikave Publike në Universitetin e Maryland, Qarkut Baltimore.

McLaren dhe ekspertët mjekësorë shprehën se çmimet do të ulen nëse më shumë kompani marrin leje për të shitur teste letre. Testet e shpejta, në shtëpi Covid-19 zgjasin rreth 15 minuta. Konsumatorët marrin një provzë nga hunda dhe më pas e hedhin në një tretësirë kimike. Duke pasur parasysh teknologjinë e përdorur, testet janë më pak precize sesa analizat më të sofistikuara të bëra nga laboratorët. Megjithatë, testet mund të shënojnë raste midis njerëzve që janë më transmetues. Pas pandemisë, shumë autoritete shëndetësore bënë thirrje për teste të tilla të lira dhe të shpejta në shtëpi, duke thënë se ato mund të shërbejnë si mjete të rëndësishme për kapjen e rasteve midis njerëzve pa simptoma për të mundësuar një kthim më të sigurt në shkolla, vendet e punës dhe aktivitetet shoqërore.
“Unë mendoj se analizat e thella të ekspertëve do të kërkojë një ulje shtesë të çmimit,” thotë Mara Aspinall, shefi ekzekutiv i Grupit të Shëndetit në Universitetin e Arizonës.
Një sondazh nga Universiteti i Harvardit i 1,500 njerëzve në janar zbuloi se 79% thanë se do të testonin veten rregullisht nëse një provë në shtëpi kushtonte 1 dollarë, ndërsa vetëm 33% treguan se do të testonin shpesh edhe nëse çmimi ishte 25 dollarë.
Burimi:The Wall Street Journal/Përshtati:Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë