Shendet

Diabeti i tipit 2 para moshës 60-vjeçare mund të dyfishojë rrezikun e shfaqjes së demencës te 70-vjeçarët

Shkencëtarët francezë kanë zbuluar se demencia në moshën 70 vjeçare kishte dy herë më shumë mundësi të zhvillohej nëse dikush ishte diagnostikuar me diabet 10 vite më parë.

Diabeti tipit 2, i cili shpesh lidhet me mbipeshën, është kryesisht i parandalueshëm dhe madje mund të shërohet për disa pacientë.

Studimi nga Université de Paris tregoi se insulina dhe nivelet e sheqerit mund të ndikojnë në tru dhe të zhvillojnë demencën.

“Tani ekziston një lidhje midis diabetit dhe demencës vaskulare, një lloj mjaft i zakonshëm i sëmundjes që përbën rreth një në gjashtë raste, kjo sepse dëmtohen enët që furnizojnë gjak në tru duke bllokuar rrjedhën e oksigjenit”, thanë studiuesit.

Ato nënvizojnë se sa më herët të diagnostikohen njerëzit me diabet, aq më shumë ka mundësi të vuajnë nga demencia në të ardhmen.

Studimi shqyrtoi të dhënat mjekësore nga 10,095 njerëz që zgjatin mesatarisht 32 vjet secili në Mbretërinë e Bashkuar, nga 1985 në 2019.

Nëse njerëzit ishin diagnostikuar me diabet tip 2 nga një mjek, u ishte përshkruar mjekim për sëmundjen ose e kishin shënuar në një regjistër spitali, ata llogariteshin si të diagnostikuar.

Për dikë pa diabet në moshën 70 vjeç, rreziku bazë për të vuajtur nga demencia ishte llogaritur të ishte 8 për 1000 persona në vit.

Kjo tregon që, për çdo 1000 njerëz në studim, studiuesit do të prisnin që 8 prej tyre të kishin demencia në çdo vit të dhënë.

Për njerëzit e diagnostikuar me diabet në moshën 59 vjeç ose më të rinj, niveli u rrit në 18.3, dyfishi i rrezikut.

Nëse ata diagnostikohen midis 60 dhe 64 vjeç, rreziku ishte 49 përqind më i lartë sesa nëse nuk kishin diabet, me një normë prej 13 për 1.000 persona në vite.

Çdo pesë vjet shtesë që dikush ka jetuar me diabet para se të mbushte 70 vjeç rriti rrezikun e demencias me 24 përqind.

Studiuesit e udhëhequr nga doktoresha Archana Sing-Manoux thanë se mekanizmat e saktë që qëndrojnë në themel të lidhjes midis diabetit të tipit 2 dhe dementias mbeten të paqarta.

Një ndër arsyet mund të jetë sepse glukoza dihet se është toksike në sasi të mëdha dhe mund të dëmtojë nervat, kjo është arsyeja pse këmbët e njerëzve diabetikë mund të mpihen dhe gjithashtu enët e gjakut.

“Dëmtimi i nervave të trurit ose furnizimi me gjak mund të rrisin rrezikun e dëmtimit që mund të çojë në dementia”, u tha në studim.

Studimet kanë zbuluar tashmë se dementia vaskulare, një lloj i shkaktuar nga bllokimi i rrjedhjes së gjakut në tru, mund të përshpejtohet nga diabeti për këtë arsye.

Studimi u botua në Journal of the American Medical Association (JAMA).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë