Ka ndodhur

Hidhet nga pallati ku banonte, humb jetën 44-vjeçari në Tiranë

Një 44-vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur nga pallati ku banonte në Tiranë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:50 në rrugën “Gramoz Pashko” dhe dyshohet se shtetasi E.K., 44 vjeç ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë