Shendet

Alimehmeti: Vdekshmëria ulet në 2%. Rëndësia e antitrupave monoklonal për gjendjen e spitaleve

Në forumi e tretë “Pandemia e shkaktuar nga Covid-19 dhe përballimi i saj në Shqipëri”, të organizuar nga Akademia e Shkencave në Shqipëri, doktori i shkencave Ilir Alimehmeti ka shpjeguar se në varësi të moshës, gjinisë, e sëmundjeve bashkëshoqëruese të dhënat e vdekshmërisë spitalore, tregojnë se shifrat në Shqipëri janë në zbritje, me 2 % duke qenë të ngjashme me tre katër muaj më parë.
“Vdekshmëria spitalore e raportuar në evidencë ka qenë 8 – 21% tek pacientët e shtruar me pneumoni të shkaktuar nga SARS-CoV-2 dhe 16 – 78% te pacientët që iu nënshtruan terapisë intensive. Faktorë risku të raportuar në evidencë janë sëmundjet bashkëshoqëruese si hipertensioni, sëmundja e arterieve, koronave, diabeti” ka shpjeguar Alimehmeti.
Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e terapive të reja për të luftuar COVID-19, siç janë antitrupat monoklonalë të cilat kanë kaluar në fazën e tretë klinike të testimit. Duke u bazuar në studimet e fazës së dytë dhe të tretë nga Universiteti i Tel Avivit kanë treguar se kanë sjellë në reduktim deri në 70% të shtrimeve në spital dhe sjellë 96% të reduktimit të vdekjeve në terapi intensive.
Antitrupat monoklonalë (bamlanivimab dhe etesevimab) janë proteina të bëra në laborator që imitojnë aftësinë e sistemit imunitar për të luftuar patogjenët e dëmshëm siç janë viruset, që drejtohen posaçërisht kundër proteinës spike të SARS-CoV-2, të krijuar për të bllokuar lidhjen e virusit dhe hyrjen në qelizat njerëzore. Bamlanivimab dhe etesevimab lidhen në zona të ndryshme, por të mbivendosura në proteinën kulmore të virusit dhe kanë rezultuar efektive në trajtimin e pacientëve të infektuar me COVID-19 të butë ose të moderuar.
Sipas Alimehmetiti, gjendja e pacientëve varet edhe nga biomarkusët (përgjigjja imunitare e organizmit, kjo më e zhvilluar te fëmijët). Alimehmeti shpjegon se përgjigja imunitare ka një rëndësi shumë të madhe për të parë edhe riskun e një personi për t’u infektuar për një kohë afatgjatë.
“Terapitë e reja, patjetër që japin uljen e 80 % të shtrimeve në spital dhe të vdekjeve. Në qoftë se do vijnë në vendin tonë do ta kthejnë problematikën spitalore shumë më të ulët”, shtoi Alimehmeti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë