Ka ndodhur

Apeli ndryshon masat e sigurisë për 3 kontrollorët e Rinasit

Gjykata e Apelit Tiranë ndryshon masën e sigurisë për 3 kontrollorët e Rinasit, Flora Ndreca, Muhin Mezini dhe Armando Fezga.

Mësohet se Gjykata e Apelit e ka vlerësuar të paligjshëm ndalimin e tyre dhe ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Mezinin, i cili ndodhet në burg, “detyrim paraqitje” për Ndrecën për të cilën Shkalla e Parë kishte vendosur “arrest shtëpie” dhe “arrest shtëpie” për Armando Fezgën, i cili gjithashtu ishte në “arrest me burg”.

Muhin Mezini ishte supervizor në Shoqërisë “Albcontrol“ sh.a tek Aeroporti “Nënë Tereza“, Armando Fezga ishte supervizor i trafikut ajror dhe Flora Ndreca  kontrollore e trafikut ajror.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë