Shendet

Rinisin vaksinimet me Johnson & Johnson

Ekspertët e Shëndetit publik në SHBA, kanë njoftuar se mund të nisin vaksinimet me Johnson & Johnson. Në të gjithë SHBA rinisën vaksinimet në fundjavë në të gjitha shtetet.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve(CDC) më herët rekomanduan se mund të fillonte vaksinimi, pasi vaksina u hetua për mpiksje të gjakut. Të Premten, zyrtarët e FDA dhe CDC thanë se dozat duhet të shpërndahen sepse  përfitimet e tyre tejkalojnë rreziqet e tyre.

FDA lëshoi udhëzues informues të ndryshuar që informojnë ata që marrin dozat dhe mjekët për rrezikun e mpiksjes së gjakut që ka prekur kryesisht gratë nën 50 vjeç. Rreziku  deri më tani është vlerësuar tek rreth 1.9 raste për milion njerëz, e u konstatua  nga ekspertët se rreziku është rreth 3.5 herë më i lartë për gratë e moshave 18 deri në 49.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë