Ka ndodhur

Grabiten paratë në zyrat e një kompanie në Arbanë

Një grabitje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në fshatin Arbanë, pranë Tiranës.

Sipas informacionit paraprak të policisë, mësohet se janë vjedhur një sasi lekësh në ambientet e zyrës së një kompanie.

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë