Ka ndodhur

Korçë, makina e policisë aksidenton për vdekje 45-vjeçarin

Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së enjtes, pasi u përplas për vdekje nga makina e policisë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin Korçë-Maliq në fshatin Çiflig rreth orës 22:50.

Sipas njoftimit zyrtar, makina e policisë tip “Ford”, aksidentoi kalimtarin rreth 45 vjeç, i cili ende nuk është identifikuar.

Policia thotë se grupi hetimor në bashkëpunim me Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë